Erza Muqolli po vazhdon ta dëshmoj veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë. Ajo në dhjetor të vitit të kaluar solli një interpretim të mahnitshme të një prej këngëve më të njohura të Beyonce.
Erza Muqolli vjen nga Kosova dhe është vetëm 12 vjeçare por sukseset e saj në interpretim dhe skenë e tejkalojnë moshën e saj. Para një numri të madh të publikut, ajo është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku ka sjellë këngën “Listen” të Beyonce. E veçanta e këtij interpretimi është se pasi që zëri i saj i fuqishëm arrin të prek çdo pjesë të sallës, ajo ngrit dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar, shqiponjën, shkruan Kultplus.
Po ashtu kujtojmë se në këtë skenë, ajo në fund të vitit të kaluar kishte performuar më këngëtaren e njohur franceze Zaz.
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...
Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri ko...
Kurti bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...