Këngëtarja e njohur shqiptare Erza Muqolli po shijon punën e madhe për realizimin e albumit të saj të parë solo, album që tashmë ka dalë në shitje.
E pikërisht aty ku nisi karrierën e saj si artiste, ajo tani po kthehet si kritike e jurisë së “The Voice Kids”, shkruan portali arbresh.info
14 vjeçarja e cila shquhet për vokalin e saj dhe talentin në muzikë tashmë është një emër i respektuar në Francë, madje ajo së fundi është bërë pjesë e audicioneve të “The Voice Kids” në Belgjikë.
Ndërkohë, Erza këtë vit do të fillojë një turne duke filluar në Ludres më 14 mars dhe veçanërisht duke përfshirë një koncert në Olimpiadën në Paris më 4 prill.
Erza Muçolli, më 6 mars të këtij viti do të mbajë një koncert në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social, Facebook. / arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...