Pas katër javëve të futbollit dhe atmosferës festive në 11 qytetet nikoqire të Kupës së Botës, Rusia 2018 i ka ka ardhur edhe kësaj fundi.
E këngën zyrtare të Botërorit të sivjetmë e kanë realizuar Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi me Dj Diplo, shkruan portali arbresh.info.
Të dielën pritet të mbahet finalja e kampionatit në mes të Francës dhe Kroacisë me fillim nga ora 17:00.
Në konferencën që po mbahet në lidhje me përgatitjet e fundit, Era iu është përgjigjur pyetjes së gazetarit se si po i duket Rusia. Ajo tha i duket e bukur dhe njerëzit janë të ngrohtë, e për këtë do duhej që të gjitha vendet të ishin të lira ta vizitonin.
“Kjo është dita ime e parë në Rusi, vendi është i bukur, njerëzit janë të ngrohtë, por do të doja që të gjitha vendet të ishin të lira të vinin në vizitë në Rusi”, u shpreh ajo gjatë konferencës.
A ishte kjo një deklaratë e kosovares në lidhje me pamundësinë e shtetasve tanë për të udhëtuar në Rusi?/arbresh.info/
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...