Associated Press ka vlerësuar performancën e Alis me këngën “Nân” si një nga 10 performancat më të mira të “Eurovision Song Contest 2026”, duke e vendosur mes emrave më të spikatur të finales së madhe të mbajtur mbrëmë në Vjenë.
Në artikullin e publikuar pas finales, prestigjiozja amerikane e përshkruan performancën e artistit shqiptar si “kinematografike” dhe tejet emocionale, duke theksuar atmosferën dramatike që krijoi kënga “Nân” në skenën e Eurovision-it.
“Performanca dukej si kolona zanore e një skene emocionale filmi”, shkruan Associated Press, ndërsa veçon edhe paraqitjen skenike të Alisit, i cili u shfaq me një kostum që ngjante me parzmore metalike me shkëlqim, përballë një ekrani ku një figurë femërore që simbolizonte nënën (aktorja Rajmonda Bulku) lëvizte rreth tij.
Kënga shqiptare u përfshi në listën e 10 performancave më të mira së bashku me përfaqësues nga vende si Italia, Finlanda, Australia, Belgjika dhe Rumania.
Sipas AP, “Nân” spikati për kombinimin e elementeve teatrale, korit dramatik dhe interpretimit emocional të Alisit, duke e bërë një nga momentet më të veçanta të finales së Eurovision 2026.
10 këngët më të mira të finales sipas AP-së:
• Rumania: Alexandra Căpitănescu – “Choke Me”
• Italia: Sal Da Vinci – “Per Sempre Sì”
• Qipro: Antigoni – “Jalla”
• Finlanda: Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – “Liekinheitin”
• Moldavia: Satoshi – “Viva, Moldova!”
• Bullgaria: Dara – “Bangaranga”
• Serbia: Lavina – “Kraj Mene”
• Australia: Delta Goodrem – “Eclipse”
• Shqipëria: Alis – “Nân”
• Belgjika: Essyla – “Dancing on the Ice”
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...