Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me ju

13:57 | 17 Maj 2026
E.H

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Shkup, duke thënë se zëri i tyre përfaqëson një brez që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza u shpreh se është pranë çdo të riu shqiptar që angazhohet për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe të drejtave të tij.

“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar. Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij. Jemi me ju!”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale