Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate për deputete të LVV-së

13:05 | 17 Maj 2026
E.H

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka nisur ditën me një aktivitet në Parkun e Gërmisë, ku ka ecur së bashku me aktiviste dhe kandidate për deputete nga radhët e VV-së.

Ajo tha se aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të mbushur me pozitivitet, bashkim dhe besim për rrugën që kanë përpara.

“Me shumë energji e me shumë vullnet e nisëm ditën sot. Ecëm bashkë në parkun e Gërmisë me aktiviste e kandidate për deputete, në një atmosferë të mbushur me pozitivitet, bashkim dhe besim për rrugën që kemi përpara”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale