Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar.
Kjo ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë.
Sipas një reagimi të kësaj organizate, është shprehur indinjatë e thellë për këtë veprim, duke e cilësuar atë si akt barbar.
“Të nderuar bashkëluftëtar, të nderuar qytetar të Komunës së Kaçanikut, sot kemi marrë njoftimin se shkronjat e UÇK-së që janë të vendosura tek Guri i Shpuar, janë dëmtuar rëndë nga persona keqbërës, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes te shkronjat dhe është duke u marrë me rastin. OVL e UÇK-së dega në Kaçanik, shprehë indinjatën e thellë mbi këtë akt barbar, njëherit edhe e dënon ashpër, kushdo qoftë prapa kësaj vepre të ndytë!”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast kanë nisur hetimet, derisa sipas dyshimeve të para simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes.
Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave.

Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...