Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka “interes të arrijë një marrëveshje” për t’i dhënë fund konfliktit, por paralajmëroi pasoja të rënda nëse kjo nuk ndodh.
Në një intervistë për transmetuesin francez BFMTV, Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse një marrëveshje mund të arrihet së shpejti. “Nuk kam asnjë ide. Nëse nuk e bëjnë, do të kalojnë një kohë shumë të keqe”, u shpreh ai.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të rritura, ndërsa The New York Times ka raportuar se SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiten për skenarë të mundshëm ushtarakë ndaj Iranit, pas armëpushimit të arritur muajin e kaluar.
Më herët, Trump kishte publikuar edhe një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale në platformën Truth Social, ku paralajmëronte “qetësinë para stuhisë”.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se mes Teheranit dhe Uashingtonit ekziston “mosbesim” dhe një “ngërç” në lidhje me çështjen e materialit të pasuruar bërthamor.
Sipas tij, negociatat nuk janë aktualisht në zhvillim, por mund të rishikohen nëse palët tregojnë seriozitet dhe gatishmëri për një marrëveshje të drejtë.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin