Gon Haziri është një i ri që me profesion është producent i muzikës elektronike.
Ai realizon remix-a të këngëve të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Goni ka bërë në versionin remix këngët: ‘Nëntori’ nga Arilena Ara, ‘Gjithmonë’ nga Luar, ‘Në Përvjetor’ nga Adelina Emini, ‘Kthehuni’ nga Malësori, ‘Don’t Let Go’ nga Kanita Suma.
E me këtë të fundit ai shënoi një sukses.
‘Remix-i nga unë i këngës së Kanita Sumes është marr në menaxhim nga Sony Music dhe është realizuar në Turqi dhe Romani. Jemi duke pritur që të realizohet edhe në vendet tjera të botës’ u shpreh Gon Haziri në një prononcim për arbresh.info.
Përndryshe, ky remix është publikuar para dy muajve dhe ka arritur shikueshmëri të lartë.
‘Don’t Let Go’ mund të dëgjohet edhe në iTunes dhe Spotify.
Ky producent është vlerësuar nga artistë të huaj si Linkin Park, DJ Tarkan, DJ N’To, Vini Vici e shumë të tjerë./ Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=6NWvTvpiB_E
https://www.youtube.com/watch?v=AB6-R38e9tM
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...