Komenti i Agron Llakajt, kur ishte i ftuar në shtëpinë e Big Brother VIP lidhur me fondacionin që Einxhel Shkira planifikon të hapë, bëri që moderatorja të ndihet keq.
“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donald Veshajn.
Ndërsa gjatë spektaklit, prezantuesja deklaroi se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.
Vet aktori i humorit dha një koment për situatën që u krijua në shtëpi. Gjatë një interviste për emisionin Shqipëria Live, ai tha se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejtë në komentet që bën.
“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”, ka thënë komiku, citon Top Channel.
Ai thotë se është ndier keq, pasi nuk është “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes”.
Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...