Einxheli dhe Donaldi edhe në spekaktlin e sontëm të “Big Brother VIP” kanë përmendur persona të tretë derisa kanë vazhduar me akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.
Einxhel thotë se nuk është paguar nga Donaldi kur ka punuar në emisionin e tij në një televizion.
Madje, ajo ka thënë se uron që Donaldi ta fitojë Big Brotherin në mënyrë që të mund të paguajë borxhet, sipas saj, të shumta që ka.
“Nuk të vjen turp që gënjen? Pse gënjen? Mos përmend sponsorë që m’i ke premtuar dhe nuk i ke arritur. Si arrin të flesh gjumë? Uroj vërtet të fitosh këtë Big Brother, sepse do të lash borxhet që u ke njerëzve”.
“Kjo ngjarje ka lënduar familjen time. Unë ndoqa ëndrrën e këtij djali që më la në baltë dhe nuk më dha pagën për punën që unë kam bërë. E kam merituar, sepse kam shkuar në punë”.
Krejt këto akuza Donaldi i quajti ‘gënjeshtra’.
“Ti po gënjen. Unë nuk i kam borxh askujt, madje kam ndihmuar njerëz duke i marrë në emision”.
Këtë debat e mbylli në fund moderatorja e këtij formati, Arbana Osmani, duke thënë se askush nuk mund ta dijë se kush po gënjen dhe kush po thotë të vërtetën.
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...
“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...