VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PShDK-në për zgjedhje

09:13 | 8 Maj 2026
E.K

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me Partinë GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK).

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku është publikuar edhe marrëveshja e koalicionit mes subjekteve politike.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të qartë politik përpara qytetarëve të Kosovës dhe synon vazhdimin e qeverisjes me përgjegjësi, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror.