Moderatorja Eneida Xhelili dhe vajza e saj Franka, ishin të ftuara pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.
Përveç se ndanë momente dhe emocione nga Festa e Abetares, Eneida foli pak edhe për karrierën e gjatë në televizion, duke pranuar se tashmë që është shkëputur, i mungon ekrani.
Ndaj në bisedë e sipër, Bieta i zbuloi videomesazhin surprizë nga zonja Tefta, bashkëpuntorja e saj për vite më radhë në emisionet e mëngjeseve.
“Kaluan shumë vite që kemi punuar bashkë, pothuajse 13 vjet. Në një marrëdhënie jashtëzakonisht të pastër, të bukur, serioze, të sinqertë. Vlerësoj shumë këtë marrëdhënie me Eneidën, pasi diferenca e moshës, ka bërë që ne mos të ndiejmë këtë diferencë, si Eneida ashtu dhe unë ndaj Eneidës. E ksha si vajzën time”, përfundoi videomesazhin zonja Tefta.
Mjaftuan vetëm këto fjalë dhe Eneida nuk i mbajti dot lotët, duke treguar se marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e veçantë dhe i mungon./tch/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...