Këngëtarja e famshme, Demi Lovato e nisi vitin e ri me një tatuazh të paparë dhe mjaft të veçantë.
Lovato ka realizuar një tatuazh me merimangë në kokën e saj, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Ajo e dokumentoi procesin me anë të disa ‘Story’-ve në llogarinë e saj të “Instagram” përpara se të shfaqte produktin përfundimtar dhe të tregonte në mënyrë të detajuar muzën dhe frymëzimin e realizimit të merimangës si tatuazhin e saj të ri.
Bëhet fjalë pikërisht për një figurë në mitologjinë indigjene amerikane e njohur si Grandmother Spider apo “Gjyshja Merimangë”.

“Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra”, ka shkruar Lovato. “Ajo na mësoi rreth qeramikës dhe thurjes. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën. Ajo na mësoi se ne jemi të gjithë të lidhur në një rrjet – secili prej nesh ka vendin e vet në këtë botë.” -ka shkruar Lovato.
“Kjo figurë mitologjikë njihet edhe si “Shpirti i Mirë”. Ajo vepron si një udhërrëfyes për krijesat në botën e parë, duke i ndihmuar ata të udhëtojnë në botët më të larta. Ajo i udhëzon dhe i drejton ata teksa ato ndryshojnë në forma të ndryshme, duke u bërë gradualisht më njerëzore. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...