Deputetja e njohur Duda Balje, i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale.
Një pyetje shumë interesante iu bë asaj në lidhje me frutin e njohur të cilit shqiptarët i referohen si “dud”, e që koiçidon me emrin e saj.
Deputetja e komunitetit boshnjak tha se është e vetëdijshme që emri i saj do të thotë frut në shqip, ndërsa kur u pyet nëse është më e ëmbël se fruti në fjalë, ajo u shpreh: “Jo, nuk jam më e ëmbël se fruti por aty afër, tha ajo për “Prive”.

Tutje, Balje ironizoi edhe me shaka kur u pyet se çfarë do t’i thoshte tani kundërshtares së saj politike, Ardijana Hoxhiq, e cila ishte zgjedhur deputete para se Gjykata Kushtetuese ta hidhte poshtë, ku më pas rendi do t’i vinte Dudës.
Kjo e fundit tha se mesazhi që do t’i thoshte tani do të ishte: “Ta kam kallëzuar qejfin”.

Ndërkohë në pyetjen e fundit se a mendon që është provokuese në paraqitjet e saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës u shpreh duke thënë: “Pak po”.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...