Dua Lipa vazhdon që të shpërblehet për sukseset e saj.
Bukuroshja nga Prishtina i befasoi të gjithë me hitin “One Kiss” me Calvin Harris.
Ishte shndërruar ky në një hit mbarë botëror i pëlqyer gjithandej.
Megjithatë tash është BBC Radio që ka nominuar pikërisht këtë këngë në kuadër të Teen Awards si kënga më e mirë “single”.
https://www.instagram.com/p/BozVNdFlnHC/?taken-by=dualipa
Në mesin konkurrentëve janë Drake me “God’s Plan”, Ariana Grande me “No Tears Left to Cry” dhe George Ezra me “Shotgun”.
Dua më parë ka qenë e nominuar edhe në ceremoni tjera të shpërblimeve muzikore, por suksesi më i madh mbetet Brit Awards.
Aty ajo fitoi dy çmime falë albumit të saj “Dua Lipa” që theu rekorde në Britaninë e Madhe. Dua performoi gjatë verës në Kosovë në kuadër të Sunny Hill Festival. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BoxGZaol22W/?utm_source=ig_embed
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...