Dua Lipa ka surprizuar fansat të mërkurën me një përmbledhje fotosh joshëse nga udhëtimi i saj në New York City.
Këngëtarja 29-vjeçare ka pozuar në mënyrë provokuese në pjesën e pasme të veturës, me këmbët e gjata të shtrira lart dhe një atmosferë të improvizuar, por plot stil, shkruan DailyMail.
E veshur me pantallona lëkure të qëndisura, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një xhaketë të madhe, ajo i ka dhënë gjithë vëmendjen taka-ve me fund të kuq, duke nxjerrë njërën këmbë jashtë përmes tavanit të veturës.

Në një tjetër foto që ka tërhequr shumë vëmendje, ajo është shfaqur me pizhamet e saj përballë pasqyrës – me këmishën e hapur aq sa për të zbuluar pak nga barku i tonifikuar.
Në disa imazhe të tjera glamuroze, këngëtarja e hitit New Rules është fotografuar pranë një billboard-i gjigand të markës Chanel, ku është vetë fytyra e fushatës, e rrethuar nga çanta luksoze.

Në një foto tjetër, ajo pozon mbi një urë me një stil të përditshëm dhe trendy, veshur me atlete të kuqe Puma, pantallona blu elektrik dhe syze me ngjyrë të lehtë.
Por ajo që binte më shumë në sy në shumicën e fotove ishte unaza e saj luksoze e fejesës – e dukshme dhe krenarisht e ekspozuar. Unaza prej ari të verdhë 18 karatë vlerësohet të kushtojë rreth 25 mijë paund.

Udhëtimi në Nju Jork erdhi menjëherë pas pushimeve të Pashkëve që ajo kaloi në Shqipëri me të fejuarin, aktorin britanik Callum Turner.
Çifti publikoi një seri fotosh të dashuruara, përfshirë një selfie të ëmbël ku Dua i mban fytyrën Callumit me dashuri, si dhe një imazh më të nxehtë ku ajo shfaqet me bikini të kuqe në plazhin shqiptar, duke shijuar diellin.
Dua dhe Callum besohet se kanë nisur lidhjen në fillim të vitit të kaluar, por marrëdhënia u bë publike vetëm kohët e fundit.
Në dhjetor, u konfirmua se çifti ishte fejuar pasi aktori i serialit Masters of the Air i kishte propozuar asaj në mënyrë romantike, duke u gjunjëzuar./Telegrafi
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...