Dje u bë nënë për herë të parë, sot merr lajmin e kobshëm për vdekjen e babait

10:21 | 25 Prill 2021

Reperi i njohur, Fero dhe Arbenita, dje janë bërë prindër për herë të parë.

Dyshja bënë të ditur se e kanë pagëzuar vajzën me emrin Nina, shkruan portali arbresh.info

Por për Arbenitën gëzimi nuk zgjati shumë pasi sot mori lajmin e kobshëm për vdekjen e babait të saj.

“Pusho në paqe babai im. Shpresoj që Zoti ta ketë bekuar me një vend në parajsë. Ti gjithmonë do të jesh në mendjen time”.

“Ju lutem që t’u tregoni gjithmonë njerëzve tuaj të dashur që i doni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju kurrë nuk e dini se kur do të largohen”, ka shkruar modelja.

Thuhet se babai i Arbenitës ka qenë i prekur me COVID-19 dhe prej disa ditësh po trajtohej në Maqedoninë e Veriut. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara