DJ Dagz: Më ka marrë malli për Einxhel, nuk fle pa fjetur ajo

14:46 | 23 Janar 2022

DJ Dagz ishte u eliminuar pak ditë më parë nga shtëpia e Big Brother VIP.

DJ nga Kosova ishte në televotim bashkë me partneren e tij, Einxhel Shkira me të cilën krijojë një lidhje gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

I ftuar në “>Fan Club, DJ Dagz ka folur për herë të parë për eksperiencën dhe rrugëtimin e tij në Big Brother VIP.

Edhe pse ka pak ditë që kur ai u largua nga shtëpia, Arbër Gumnishta (emri i vërtetë) u shpreh se tashmë po ndjenë mall për partneren e tij.

“Po realisht më ma marr malli shumë, nuk kam fjetur akoma pa fjet ajo”, ka thënë Dagz fillimisht.

“Emocionalisht kisha bërë thirrje që ajo me dalë, por nuk veproj sipas ndjenja por me tru, dhe sipas kësaj unë dua që ajo me qenë deri në finale dhe me fitu, ajo që më ka tërhequr te Einxhel është se ajo është një person i fortë dhe ka një kauzë shumë të mirë, dhe e përkrahi 100 përqind ta fitoi ajo, dhe padyshim që Einxhel është më e forta aty brenda”, ka thënë tutje DJ Dagz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara