Pas deklaratës së Bebe Rexhës, që shumë stilistë nuk kishin pranuar ta vishnin për “Grammy Awards” për shkak të masës së saj, pati pafund reagime në rrjete sociale e një prej tyre erdhi nga këngëtarja e famshme, Demi Lovato.
“Më pëlqen kjo (deklaratë) dhe fakti që ti flet për atë që mendon dhe përdor fuqinë e zërit”, komentoi ajo në postimin e Rexhës. Demi Lovato, e cila së fundmi ka folur hapur për çështjen e paragjykimit për fizikun, e shoqëroi komentin me emoji-n e duartrokitjes.
Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha , akuzoi stilistët e njohur ndërkombëtar se e kanë refuzuar për shkak të përmasave të saj trupore. Sipas tyre, të pasmet e Bebes nuk do ishin reklamë e mirë për fustanet e dizejnuara prej tyre në tapetin e kuq për “Grammys”.
“Më vjen keq por duhej ta nxirrja këtë nga vetja. Nëse stë pëlqen mënyra si vishem ose muzika qe bëj, është diçka tjetër. Por mos thuaj që smund të veshësh dikë sepse ska përmasa pasarelash. Nxitini femrat ta duan trupin e tyre, ne vend ti beni te ndihen keq per masat qe kane. Ne jemi te bukura ne cdo mase! E vogel apo e madhe! Dheee te pasmet e mia me masen 8 serish do te shkojne ne Grammy. Duaje trupin tend.” shkruante Bebe në Instagram poshtë videos ku shpjegonte situatën.

E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...