
Mandatory Credit: Photo by Rob Latour/REX/Shutterstock (9028015ak) Demi Lovato MTV Video Music Awards, Arrivals, Los Angeles, USA - 27 Aug 2017
Demi Lovato këngëtarja e njohur amerikane i ka dal në mbrojtje të Bebe Rexhës.
Demi ka shkruar një status në ‘Tweeter’ ku ka përkrahur këngëtaren pasi ajo akuzoj dizajnerët që po refuzojnë të bashkëpunojnë për të për shkak të peshës, shkruan portali arbresh.info
“Në dreq me këto predikime, e adhurojë reagimin tënd dhe ty që e thua atë që e mendon dhe që po e përdor zërin tënd” tha Demi pas reagimit të Bebes.
Ditë më parë këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha përmes një video të publikuar në ‘Instagram’ deklaroj se ajo është refuzuar nga dizajnerët për shkak të peshës së saj. Biondina ka pohuar se stilistët po e refuzojnë pasi që trupi i saj është i madh dhe nuk kanë përmasa të një modele.
Artistja 27-vjeçare nuk e duroi këtë gjë dhe i ofendoi publikisht përmes një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”.

Ndryshe, 28-vjeçarja është e nominuar në dy kategori të ndryshme të kësaj ngjarje madhore muzikore – “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance”. /arbresh.info/
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...