Valbona Mhilli ka eskaluar në një debat që pati së fundmi me banorin e shtëpisë së Big Brother, Laert Vasilin.
Kjo pasi ai gjatë spektaklit të së martës tha se dëshiron të ndahet nga gazetarja, nga një banor i vetëm që ishin dhe të shkonte në një televotim kokë me kokë me të.
Kjo gjë nuk i pëlqeu Valbonës pasi ata krijuan një afrimitet dhe shprehën pëlqim për njëri-tjetrin.
Ajo në një moment gjatë bisedës e shtyu, derisa i tha me tone të larta se është i pafytyrë e tradhtar.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.
Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.
Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.
Laerti: Çfarë po bën.
Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.
Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.
Valbona: Si do të ndiheshe.
Laerti: Çka, a e njeh.
Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.
Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është. /Telegrafi/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja