Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sjellë në treg projektin më të ri muzikor.
Këtë herë artistja ka sjellur dy këngë të përbashkëta të përmbledhura në një videoklip.
Projekti mban titullin “Unë jam ajo x Caviar” ndërsa klipi Dafina siç do herë tjetër dukej tejet joshëse dhe në veshje plot stil.
Këngëtarja u shoqërua në klip nga dy valltarët e njohur, Kalin Brother dhe modelja shqiptare, Trejsi Sejdini.
Producent i këngës është Rzon, ndërsa teksti u shkrua Dafina bashkë me Elinel.
Vetë këngëtarja është përkujdesur edhe për melodinë teksa master u realizua nga Lorenc Aliaj.
Kujtojmë që ky projekt është i pari nga albumi i ardhshëm i Dafinës që gjithashtu mban titullin “Unë jam ajo”.
Kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube dhe platforma të tjera.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...