Dafina Zeqiri paralajmëron edhe dy klipe të reja

11:43 | 17 Janar 2022

Viti që po lëmë pas ka qenë padyshim i suksesshëm për këngëtaren njohur, Dafina Zeqiri.

Këngëtarja ka lansuar disa projekte solo dhe bashkëpunime që u kthyen në hite dhe akoma vazhdojnë të dëgjohen, shkruan arbresh.info

Përmes një postimi në Instastory, Dafina njoftoi se është në përgatitje të dy klipeve të reja nga albumi i fundit.

“Më shumë videoklipe po vijnë nga albumi im Dafinë Moj, qëllojani cilat janë dy këngët?”, ka shkruar Duffye.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Dafina solli këngën “Më fal” që erdhi në bashkëpunim me Majk. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara