Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka treguar disa herë se ka një rreth të madh shoqëror.
Ajo ruan raporte të mira edhe me shumë prej kolegëve të saj nga estrada, teksa me një prej mikeve të saj më të mira jashtë skenës, i ka prishur së fundmi raportet.
Bëhet fjalë për Atika Khalid, me të cilën Zeqiri kalonte shumë kohë bashkë, por që prishja e raporteve ka shkuar edhe në bllokimin e njëra-tjetrës në Instagram.
Këtë e ka bërë të ditur vet Dafina, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj fotografinë, ku tregon se llogaria e saj në Instagram, nuk e njeh më atë të ish-mikes së saj.
“I bllokoj njerëzit që i kalojnë vitet e jetës duke ta konsumuar energjinë tënde si vampir për të marrë atë që dëshirojnë”, ka shkruar Dafina në këtë postim.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor i Dafinës vazhdon të mbetet kënga “Alo”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ Geek.
Muajt në vazhdim, ajo pritet t1% sjellë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...