Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për këngët e saj.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, Duffye ka realizuar një set të ri fotografik dhe ka pyetur fansat nëse janë bulizuar ndonjëherë për ndonjë postim.
“Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të mos frikësohem. Rrjetet sociale janë bërë si ‘shkollë e mesme’ ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar”.
“A jeni bulizuar ndonjëherë nga ndonjë postim? Dhe si ka ndikuar kjo tek ju. Më pëlqen të dëgjoj historitë e juaja, mos hezitoni të komentoni poshtë. Me dashuri, D”, ka shkruar Zeqiri.

“Dafinë Moj” mban titullin albumi i saj i ardhshëm, i cili është paralajmëruar tash e sa kohë.
Përndryshe një nga projektet e saj muzikore më të fundit dhe më të suksesshme mbetet kënga “Duro”, e cila i dedikohet ndërgjegjësimit për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. /arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje