Artistët e njohur botëror, Elton John dhe Dua Lipa kanë ardhur me një bashkëpunim.
Dhe fansat duhet të jenë mirënjohës për këtë sepse ata u dhanë atyre së fundmi këngën e re “Cold Heart (Pnau Remix)”, e cila u publikua të premten, shkruan CNN.
Kënga përmban Johnin duke kënduar tekste nga kënga e tij e vitit 1989, “Sacrifice”, dhe Duan që vjen me tekst nga hiti klasik i Johnit, “Rocket Man” i vitit 1972.
Të dy artistët e ndanë gëzimin e tyre për këtë bashkëpunim me fansat e tyre në rrjetet sociale.
“Kjo këngë është kulmi i një miqësie të bukur me ty Dua dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta ndajmë – shpresoj që të gjithë ta doni!”, shkroi Sir Elton John në Twitter.
Ndërkohë, artistja shqiptare shkroi në Twitter: “Elton ti je miku im dhe heroi im dhe unë kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali”.
“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj,” shkroi ajo. “Mirënjohëse që kam mundësinë për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi tutje 25-vjeçarja.
Para publikimit të këngës, John e ngacmoi atë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke shkruar: “Dua, të adhuroj dhe ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme duke e bërë këtë së bashku. Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni!”.
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...