Geroge Clooney thotë se aktrimi nuk është më prioriteti i tij, sepse nuk ka nevojë për para. Ai i bëri këto komente në një intervistë për The Sunday Times.
“Shiko, kam aktruar për një kohë të gjatë, tani jam 56 vjeçar. Nuk jam më mashkulli që fiton vajzën në fund”, tha Clooney, transmeton portali arbresh.info
Clooney më tej tha se ai nuk ka më nevojë për paratë që i vijnë nga aktrimi.
Në qershor, aktori bëri të ditur se ai dhe dy partnerët e tij të biznesit kishin shitur kompaninë e tekilës, Casamigos për një miliard dollarë.
“Kam para”, vazhdoi fituesi i dy çmimeve Oscar. “Tani mund të luftoj të bëj filmat që dua t’i bëj. Nëse shikoni në 15 vitet e fundit, për të shumtën e kohës ata nuk do t’i bënte askush nëse nuk do t’i bëja unë. Askush nuk do t’i xhironte Good Night and Good Luck apo Michael Clayton, dhe unë kam luftuar t’i publikoj”, përfundoi aktori.
Gjithashtu Clooney qartësoi se nuk ka qëllime të kyçet në politikë.
Aktori është i martuar me avokaten Amal Clooney me të cilën ka dy fëmijë binjakë./arbresh.info/
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...