Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri

12:02 | 5 Qershor 2026
Q L

Bordi i Transparencës publikoi këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 5 qershor, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 192 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 172 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 5 qershor, në orën 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale