Pasi së fundmi postoi një shkrim emocional, Chrissy Teigen ka bërë paraqitjen e parë publike qëkur ajo dhe bashkëshorti i saj John Legend treguan lajmin tragjik të humbjes së fëmijës në fund të shtatorit.
Legend, 41 vjeç, iu bashkua të nominuarës për nënpresidente të Demokratëve, Kamala Harris në një tubim fushate të hënën në Filadelfia, transmeton portali arbresh.info

Ai doli në skenë dhe performoi “Wake Up Everybody” nga grupi i Filadelfias Harold Melvin & The Blue Notes.
Pasi mbaroi numrin, Legend mori një moment për të folur drejtpërdrejt me publikun dhe për t’i falënderuar ata që dolën në një natë kaq të ftohtë.
Teigen, e veshur me një xhaketë të bardhë dhe fund të rrjedhshëm, i dha një puthje burrit të saj para se të përshëndete publikun.

“Përshëndetje”, tha ajo. “Përshëndetje të gjithëve”.
Ndërkohë, Luna kishte veshur një xhaketë rozë me shkëlqim dhe një fjongo të bardhë të adhurueshëm, tepër të madh. Miles dukej tepër komod me një pallto të veshur me lesh dhe çizme./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...