Bora Zemani është një prej prezantueseve më të pëlqyera shqiptare.
Ajo ka qenë veçanërisht e përfolur gjatë spektaklit Big Brother VIP, për shkak të vizitës që i bëri brenda shtëpisë ish-të dashurit të saj, Donald Veshaj.
E pas gjithë lajmeve, komenteve dhe trekëndëshit të formuar ajo ka heshtur.
Kohë më parë ajo kishte reaguar pasi publiku gjykonte Donaldin dhe ajo kishte kërkuar qetësi, pasi të njëjtën gjë e bënte edhe ajo.
Por tashmë kur lajmet për të nuk u ndalën, ajo ka vendosur të thyejë heshtjen për të dytën herë.
Bora ka kërkuar që të ndalen lajmet e pavërteta, pasi sipas saj është bërë e tepërt të komentohet secilën ditë.
Ajo gjithashtu ka folur rreth lajmeve se ajo dhe Donaldi po përgadisin një projekt muzikor bashkë./arbresh.info/

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur