Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë.
Ajo ndërkohë po tregohet aktive herë pas here për fansat e saj, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, këngëtarja publikoi për fansat e saj disa fotografi mjaft tërheqëse, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq mjaft elegant, i cili bën që t’i vihen në pah hiret trupore.
Këto fotografi i realizoi në kryeqytetin francez, Paris, ku ajo është duke qëndruar gjatë këtyre ditëve.
Bleona përndryshe kohën e izolimit ka qëndruar në shtëpinë e saj luksoze në Beverly Hills të Los Angelesit. /arbresh.info/