Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Ftyrat” mban titullin kënga e re, e cila është publikuar pak ditë më parë në Spotify, ndërsa tani është publikuar edhe me klip në kanalin YouTube.
Kënga është e zhanrit rep, ‘beat’-i i së cilës është realizuar nga Deni Chops.
Ndërkohë për vargjet e tekstit, ashtu si në çdo projekt tjetër muzikor të tij, është kujdesur vet BimBimma.
“Ftyrat” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit Macro Films.
BimBimma përndryshe javë më parë është përfshirë në një debat virtual me reperin Fero, të cilia ia bëri edhe një “diss” në rrjetet sociale, që është komentuar shumë nga fansat e muzikës hip-hop.
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...