Një nga artistet shqiptare me famë botërore do sjellë një këngë në gjuhën shqipe.
Po flasim për Bebe Rexhën e cila në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka regjistruar një këngë në gjuhën shqipe.
Kënga është gati dhe artistja po mendon ta publikojë gjatë verës.
Projekti është në bashkëpunim me Dj e njohur Dj Gimi.
Bebe ka ndarë një video në Instagram nga studio e saj ku thotë:
“Dj Gimi, a duhet ta publikojmë këtë këngë në gjuhën shqipe këtë verë?”-e më pas pak nga kënga në të cilën thuhet: “Ti je vetëm për mu, a e di sa shumë të du.”
Teksa duket se ajo përmban motive të muzikës popullore shqiptare.

Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...