Bebe Rexha: Flet me krenari për vendin e saj ”Ka diçka në ujin e shqiptarëve”

20:53 | 16 Qershor 2018

Një ndër mediat më të mëdha ndërkombëtare, BBC i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.

Duke folur për albumin e saj të shumëpritur ”Expectations” që publikohet me 22 qershor,BBc shkruan se Bebe Rexha, ashtu si Dua Lipa dhe Rita Ora janë pjesë e pushtimit Shqiptar të top listave botërore. ”Ka diçka në ujin e shqiptarëve”-shprehet Bebe duke qeshur. ”Jemi të fortë. Nuk na mund asgjë”-thotë Rexha teksa tregon sesi babai i saj Flamuri emigroi në SHBA kur ishte 21 vjeç ndërsa mamaja ishte shqiptare e lindur në New York, transmeton BBC përcjellë portali arbresh.info

Ndër të tjera BBC thekson se Bebe sapo ka publikuar këngën e saj të re ”I’m a Mess”,kurse albumi i saj i ri lansohet me 22 qershor por kantaurorja shqiptare ka realizuar një serë hitesh për artist si : Eminem,Rihanna,Selena Gomez,Nick Jonas dhe Iggy Azalea.

Kënga e saj e fundit ”Meant to Be”, ka shitur plot 4milion kopje në SHBA duke u renditur në majat e klasifikimit amerikan./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara