Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e cila është dhe ish-banore e BBV, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beatrix uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.
“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë”, ka shkruar ajo.
Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...