Filmi i fundit ka marrë një emër – Bad Boys for Life – dhe është konfirmuar se do të bashkojë sërish Will Smithin dhe Martin Lawrencen.
Filmi do të fillojë xhirimit në muajin gusht të këtij viti dhe do të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm në kinematë.
Sipas Show Hashtag, Marcus Burnett (luajtur nga Lawrence) duke punuar si një hetues privat në bashkëpunim me Mike Lowery (Smith).
Lowery është në mes të një krize të jetës, ndërsa do të ketë përkrah një partner të ri. Dyshja gjen veten të ribashkuar pasi që një shqiptar kërkon t’ vras dy hetuesit për vrasjen e vëllait të tij.

Nuk dihet ende përse për filmin e tretë të serisë është përzgjedhur që personazhi antagonist të jetë një shqiptar, pasi në dy filmat e mëparshëm nuk është përmendur një kërcënim i tillë, transmeton Telegrafi.
Filmi ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh, prandaj ka shumë të ngjarë që do të jetë një ndër filmat me shikueshmërinë më të madhe në kinematë e botës.
Duket se gjithçka do të mbetet për t’u parë me publikimin e filmit, ndërkohë që mediat raportojnë se produksioni për Bad Boys 3 do të fillojë në vjeshtë, me një buxhet prej 100 milionë dollarësh.
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...