Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius nuk shënon fillim pandemie si Covid-19-shi, raporton BBC.
Sipas epidemiologes së OBhH-së, Maria van Kerkhove, hantavirusi përhapet shumë më vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të afërt e të zgjatur mes njerëzve.
Deri tani: janë dyshuar tetë raste, pesë janë konfirmuar me laborator, dhe tre persona kanë vdekur.
Virusi zakonisht transmetohet nga brejtësit (sidomos minjtë), por në këtë rast është dokumentuar edhe transmetim mes njerëzve për herë të parë.
Anija MV Hondius kishte rreth 150 pasagjerë dhe ekuipazh nga 28 shtete. Ajo nisi udhëtimin nga Ushuaia më 1 prill dhe pritet të mbërrijë në Canary Islands më 10 maj.
OBSh-ja tha se rreziku për publikun mbetet i ulët dhe nuk bëhet fjalë për një situatë si pandemia e Covid-it.
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini