Këngëtarja Enca Haxhia është në mesin e emrave më të përfolur në mediet rozë.
Ky vit po përmbyllet me martesën e disa prej fytyrave publike: Getoar Selimi me Marina Vjollcën, Xhensila Myrtezaj me Bes Kallakun, Orinda Huta me Turjan Hyskën, Besnik Qaka me Lolita Begollin, si dhe i fundit Labinot Gashi me Qëndresa Bajramin, shkruan lajmi.net.
Të gjithë nga të lartëpërmendurit kishin ftuar në dasmë dikë prej artistëve, por asnjë prej tyre nuk kishte ftuar Encën, madje kjo e fundit në një rast kishte shkruar në rrjete sociale se me gjithë këto dasma që po bëhen ka nisur të mendojë që kur të martohet askush nuk do ta dijë.
Mbrëmë Labi kishte organizuar dasmë madhështore me të ftuar emrat më të njohur nga bota e showbizit, por edhe kësaj radhe mungoi Enca.
Me shumë gjasë, këngëtarja nuk ishte e ftuar pasi nga ajo që tregonin rrjetet sociale ajo nuk kishte ndonjë mbrëmje muzikore natën e mbrëmshme dhe krejt çfarë solli në rrjete sociale ishte një postim në lidhje me ditëlindjen e saj.
Ajo tha që zyrtarisht ka filluar të mendojë për ditëlindjen e saj e cila do të jetë këto ditë, që dukej se po i dedikonte ‘kunja’ atyre që ishin të pranishëm në dasmë.

Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë