Gjithmonë në kohën e zgjedhjeve përpos analistëve dhe gazetarëve, ishin edhe artistët e ndryshëm ata që u inkuadruan në politikë.
Ndër të parat që ishin pjesëmarrëse në skenën e politikës ishin dy këngëtaret Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, shkruan arbresh.info.


Por që të dyja me kahje të kundërta, Adelina ishte fanse dhe pjesëmarrës në çdo koncert të LDK-së, e Leonora me të njëjtin ritëm por në PDK.

Më vonë edhe Memli Krasniqi së bashku me motrën e tij Bubulinën u inkuadruan në politik, duke lënë anash muzikën, por që të dy përfituan nga partia e tyre, sepse Memli tani ka një pozitë shumë të lartë në organet e partisë e Bubulina ka një punë stabile në njërën nga Ministritë.

E siç duket shokut të tij Memlit i lakmoi edhe këngëtari Genc Prelvukaj, i cili po ashtu u bë pjesë e PDK-së, por që asnjëherë nuk la anash muzikën.

Por sigurisht që pjesë e politikës nuk ishin vetëm këta, pas ndarjes së grupit muzikor “Aurora”, ishte edhe Nazmi Sfishta ai i cili u bë pjesë e LDK-së.

E siç duket zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017 në Kosovë ishin ato që tërhoqën vëmendjen më të madhe të artistëve tanë.
Filluam me Labin, i cili tani është kandidat për deputetet nga radhët e AKR-së, dhe që hoqi dorë nga muzika, pak ditë më vonë ishte Xuxi ai i cili iu bashkua AAK-së, e më pas një aderim i papritur ishte ai i aktorit Adem Mikullovci në Lëvizjen Vetëvendosje.



Por nuk përfundoi me kaq, më vonë u publikua një fotografi nga Arbana Xharra në të cilën u ngjallën dyshime se edhe MC Kresha iu bashkua PDK-së, por për këtë gjë për arbresh.info nuk pranoi të prononcohet MC Kresha/Arbresh.info

Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...