Është arrestuar një fans i fiksuar i këngëtares Miley Cyrus gjatë koncertit të saj në Vegas, të shtunën.
David Rumsey, 42 vjeç, deklaroj në polici se “misioni i tij i jetës ishte ta lindte shtatzënë” yllin e muzikës botërore.
Pas arrestimit të tij, Rumsey u ndalua në burgun e qarkut Clark. Ai mbetet në paraburgim përballë një akuze të krimit për bërjen e kërcënimeve.
Për më shumë se një vit Rumsey ka drejtuar qindra postime në Twitter gjithnjë e më të çuditshëm tek 26-vjeçarja, me mesazhe shqetësuese që flasin për gjithçka, nga të bërit seks me Mileyn, të jetuarit së bashku në Malibu dhe deri te braktisja e tokës së bashku me një anije kozmike.
Rumsey kishte fiksime të mëparshme si për Donald Trump ashtu edhe për Jennifer Aniston, të cilët më parë kanë qenë subjekt i postimeve dhe mesazheve të shumta në Tëitter nga llogaria e tij.
Ndryshe, kujtojmë që Miley është beqare, pas thuhet se u nda nga e dashura e saj, Kaitlynn Carter me të cilën ishte në lidhje më pak se dy muaj.
Miley po ashtu ka filluar procedurat e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...