Argjentina Ramosaj vë në pah asetet trupore joshëse nga pushimet në Dhërmi

17:06 | 22 Qershor 2021

Ajo është ndër këngëtaret më unike që ka pasur ndër vite estrada shqiptare.

Ani pse viteve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive në prurjet muzikore, fansat gjithmonë kanë dëgjuar hitet e saj, shkruan portali arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut, së bashku me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre, Noah.

Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar gjatë këtyre ditëve fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Sa i përket projekteve muzikore, “Who am I” është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga publiku. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara