Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie zhvilloi një vizitë në kampin e Zaatarit në Jordan, dhe zgjodhi që të marrë me vete edhe dy fëmijët e saj, Shiloh, 11 vjeç and Zahara, 13 vjeçe.
Jolie tha se ishin fëmijët e saj që i kërkuan ta shoqëronin dhe të takonin familjet siriane të cilat janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës 7 vite më parë.

“Vajzat e mia, Zahara and Shiloh më kërkuan të vinë sot këtu në kamp. Ato e kanë kaluar ditën duke biseduar dhe luajtur me fëmijët në kamp të cilët kanë moshën e tyre por që kanë pësuar fatkeqësi të mëdha në jetë duke humbur edhe të afërmit e tyre për shkak të luftës”.
“Por, në fund edhe ata janë fëmijë e duhet të gëzojnë të drejtat e tyre ashtu si çdo fëmijë tjetër në botë”, përfundoi Jolie, shkruan top channel.

Kampi i Refugjatëve të Zaatarit, i cili strehon pothuajse 80,000 refugjatë sirianë, u hap në vitin 2012, një vit pasi protestat antiqeveritare u kthyen në dhunë në Siri.
Angelina Jolie është ambasadore e të drejtave të njeriut dhe njihet për aktivitetet humanitare.
Ajo ka qenë e martuar tri herë, kurse së fundmi ishte ndarë edhe nga Brad Pitt./TCH
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur