Aktorja e famshme, Angelina Jolie përsëri në tapetin e kuq është shfaqur në shoqërinë e vajzave të saj, Shiloh dhe Zahara.
Në ceremoninë Annie Aëards që u mbajt në sallën Royce hall në Los Anxhelos, Jolie shkëlqeu si gjithmonë, por kësaj radhe kishte me vete edhe dy vajzat siç e ka bërë shprehi kohëve të fundit.
Shiloh 11 vjeçare kishte veshur një kostum klasik, ndërsa Zahara e tëra në të zeza pozuan pranë së ëmës e cila kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë mjalti.
Ajo e cila u përfol më shumë gjatë ceremonisë ishte Shiloh e cila si duket tani është shëruar plotësisht, pasi mediat kishin raportuar se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ajo e theu krahun. /radiovalarinore/

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur