Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor, për të cilin ka punuar tash e një kohë.
“Ami Lekt” titullohet kënga e re e saj, e cila siç shihet është një mini-film i realizuar në tri pjesë dhe në secilën prej tyre bukuroshja nga Peja vjen tejet joshëse.
Melodinë e kësaj kënge e ka bërë vet këngëtarja, ndërsa për ‘beatin’ është përkujdesur Çekiç dhe Berato, nën miksimin dhe masterizimin e producentit, Granit Gashi.
Ndërkohë, ky videoklip atraktiv i është besuar produksionit, “LHD Productions”.
Për pamjen tërheqëse të artistes Kabashi është përkujdesur Nagipi, si dhe për veshjen kreatorja Rita Saraçi.
Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube dhe besohet që do të mirëpritet nga fansat e këngëtares.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...