Revista britanike, Glamour, i ka dedikuar një artikull aktores turke, Hande Erçel, kryesisht për bukurinë e saj.
Në fillim, prestigjiozja vuri në dukje se ylli i “Sen Çal Kapimi” tashmë ishte në krye të “100 fytyrave më të bukura të vitit” të TC Candler dhe zuri vendin e parë dy herë në vitet e mëparshme.
Glamour UK me këtë rast e ka shpallur aktoren 27-vjeçare si ‘gruan më të bukur në botë për vitin 2021’.

Kurorëzimi i Hande Erçel si ‘gruaja më e bukur në botë’ nga Glamour UK ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Pas njoftimit të Glamour UK, përdoruesit e mediave sociale dhe faqet e ndryshme të internetit ishin kuriozë të dinin sekretin pas bukurisë së Erçel.
U zbulua se aktorja turke ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e sasive të mëdha të ujit në baza ditore.
Shumë ndjekës gjithashtu vunë në dukje se Hande e fillon ditën e saj me stërvitje, sipas postimeve që ndan në Instagram.
Vitin e kaluar, ylli turk u rendin e para në “The 100 Most Beautiful Ëomen of 2020” duke lënë pas: Tuba Buyukustun, Fahriye Evcen, Demet Ozdemir, Elçin Sangu dhe Neslihan Atagul.
Në anën tjetër, i dashuri i aktores, Kerem Bursin, u rendit në vend të 38-të në “Golden Face Line Actor”.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...