Aktorja e famshme, Jennifer Aniston ka thënë se shkëlqimi i dikurshëm i Hollivudit dhe yjeve të tij ka filluar të zbehet dukshëm viteve të fundit.
Gjatë një interviste, përderisa aktores po i lexohej një dedikim që e cilësonte atë si fenomen të famës masive, ajo u befasua për të mirë dhe shfaqi opinionin e saj karshi elitës së sotme të aktorëvë, shkruan The Independent.
“Oh, kjo më dha të dridhura. Ndihem sikur po vdes. Nuk ka më yje të filmit. Nuk ka më magjepsje. Edhe festat e Oscar-it dikur ishin shumë më argëtuese”, ka thënë ajo.
Aniston ka shtuar se i urren mediat sociale, kjo besohet të ketë qenë edhe arsyeja se pse ajo kishte qëndruar për një kohë kryesisht të gjatë jashtë platformave të ndryshme të mediave sociale. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...