Aktorja e famshme Gabrielle Union po lufton me një betejë shumë të vështirë, me të cilën janë përballur miliona gra në botë.
44-vjeçarja ka zbuluar se ka pësuar shumë abortime dhe kjo i ka shkatuar vuajtje të jashtëzakonshme.
“Kam abortuar 8 ose 9 fëmijë,”-shkruan ajo në librin e saj të ri “We’re Going to Need More Wine” sipas revista People. “Për tre vite trupi im ka qenë i burgosur duke u përpjekur që të ngel shtatzënë nëpërmjet fertilizimit in vitro.”
Union është e martuar me lojtarin e NBA Dwyane Wade që nga viti 2014 dhe është njerkë e 3 djemve të tij nga marrëdhëniet e mëparshme.
“Unë asnjëherë nuk doja të bëja fëmijë,”-është shprehur ajo. “Por kur u bëra nënë për djemtë e tij, nuk doja asgjë tjetër më shumë sesa të qëndroja me ata.”

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...