Është 31 vjeç. 1.85 e gjatë. Një nga aktorët e rinj më të suksesshëm.
I vlerësuar për rolet dhe i admiruar për atë sharmin prej djali të çuditshëm dhe gjithmonë me një të dashur.
Mirëpo tani sapo është ndarë nga e fejuara dhe siç rrallë ndodh me të, është single.
Aktori i Harry Potter dhe “Twilight”, Robert Pattinson, ka qenë në një marrëdhënie me këngëtaren FKA Twigs, por mediat amerikane po shkruajnë për ndarjen e tyre.
Sipas këtyre mediave, burime pranë të rinjve kanë thënë që çifti po kalonte pak kohë bashkë dhe si pasojë, vendosë që ta ndërpresin raportin. Ndoshta nuk është një ndarje përfundimtare, megjithatë për momentin ata kanë vendosur të qëndrojnë të ndarë, deri sa të gjejnë një partner tjetër, ose të ndryshojnë mendje.
Një djalë si Pattinson nuk njeh alternativë tjetër. Vetmia, për të, është një fazë kalimtare shumë e shkurtër, nga një partnere te tjetra.

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Laç, të dyshuar...
Rama nga Athina: Ligji i luftës me Greqinë duhet të marrë fu...