Një incident i pakëndshëm ka ndodhur për çiftin e njohur, Adrit dhe Ilirianën, të cilëve u është vjedhur vetura gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e bëri të ditur vetë Adri përmes një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur automjetin e humbur.
“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.
Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.
Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u bëjnë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë parë ose kanë njohuri për vendndodhjen e automjetit që të kontaktojnë menjëherë, në mënyrë që situata të zgjidhet sa më shpejt. /Telegrafi/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur